Shqipëria, nënkampione e Ballkanit në MMA/ Rizaj: Arritje historike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, nënkampione e Ballkanit në MMA/ Rizaj: Arritje historike

12:22 | 22/05/2017
në Sport
0

Shqipëria, nënkampion e Ballkanit në MMA me 20 medalje individuale, tre ari, tre argjendi dhe katërmbëdhjetë bronzi. Presidenti Arjan Rizaj: “Më shumë se sa i kënaqur”.

Shqipëria e ndeshjeve të lira është shpallur nënkampione e Ballkanit në aktivitetin e fundit të MMA-së, që është zhvilluar në Veliko Ternovo të Bullgarisë, 12-14 maj.

Arjan Rizai, presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira dhe njëkohësisht zëvendëspresidenti i MMA-së e ka cilësuar historike këtë arritje.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

“Nuk duhet harruar që ka qenë një delegacion sportiv prej 22 sportistësh, atje ku janë marrë plot 20 medalje, që ishin tre ari, tre argjendi dhe katërmbëdhjetë bronzi. Paraqitja ishte shumë e mirë” – thotë Rizaj për RTSH Sport dhe Sport Ekspres.

Pavarësisht që jemi në vendin e dytë, Rizaj shprehet që mund të ishim lart dhe më lart nëse nuk do të kishte paragjykime.

“Jo vetëm që jemi përfaqësuar me ekip të plotë nga mosha 10 vjeç deri tek të rriturit, por kemi sjellë disa medalje, të cilat e bëjnë sportin e MMA-së në vendin tonë që të ndihet krenar. Jemi në vendin e dytë, por mund të ishim dhe më lart dhe kjo nuk ka diskutim nëse nuk do të kishte paragjykime. Mos harroni që kemi mundur shtete si Bullgaria, Serbia dhe Turqia. E rëndësishme që kemi qenë dinjitoz në një aktivitet me forcat tona. Madje gjej rastin të falënderoj ambasadorin tonë në Bullgari, Qirjako Kureta, i cili së bashku me stafin e tij na ka qëndruar pranë. Dhe ndonjë qëndrimi pranë është më shumë se gjithçka. Ndaj ndihem mirë me të gjitha arritjet”– shprehet Rizaj.

Medalistët e Shqipërisë

Fillimisht janë tre medalje ari, që kanë ardhur nga Nikola Pitarelo në peshën 84 kg për kategorinë e kadetëve, Luçiana Gjuraj në peshën 52.5 kilogram për kadetë vajza dhe Ermal Hadribeaj në peshën 70 kg për të rritur. Më pas janë tre medalje argjendi, të cilat janë fituar nga Bjorni Rustemi në peshën 77 kilogram për kadetë, Anxhela Aliaj në peshën 70 kilogram për kadetë vajza dhe Eris Plasari në peshën 93 kilogram për të rritur. E më pas katërmbëdhjetë medalje bronzi, që nisin që tek fëmijët me Mateo Tomanin në peshën 52.5 kilogram, Edi Pitarelo në peshën 52.5 kilogram, Flori Hoxhallari në peshën 56.5 kilogram dhe Redi Malushi në peshën 52.5 kilogram. Më pas për kadetë në vendin e tretë ka ardhur për Kristian Bakallin. Për të vijuar tek të rinjtë me Elio Elezaj në peshën 61 kilogram, Igli Bejko në peshën 65.5 kilogram, Erind Trungu në peshën 56.5 kilogram dhe Arbër Goga në peshën 65.5 kilogram. Për të rritur në vendin e tretë janë renditur Klajdi Metani në peshën 77 kilogram, Emanuel Rakipi në peshën 70 kilogram, Eglantin Hoxhallari në peshën 65.5 kilogram, Renato Dragoti në peshën 65.5 kilogram dhe Arbër Hysa në peshën 61 kilogram. Dhe mes këtyre 20 medaljeve, Rizaj e mendon se Hadribeaj është simboli i MMA-së shqiptare. “Ai mbetet simbol, aq më tepër që ishte në vendin e katërt në Evropë për vendime arbitrare. Megjithatë është një sportist i përgatitur dhe ne për këtë jemi mirë. Por ne kemi dhe sportistë të përgatitur, që janë paraqitur denjësisht në Ballkaniadë të tillë si Manuel Rakipi, Nikola Pitarelo, Klajdi Metani, Eljo Elezaj, Eris Plasari, Renato Dragoi, Armand Dollani, Eglantin Hoxhallari, Kristian Bakalli, Arben Hysa, Erin Trungu, Edi Pitarelo, Redi Genci Malushi, Bjorni Rustemi, Anxhela Albert Aliaj, Arbër Goga, Mateo Tomani, Luçiana Gjuraj, Igli Bejko dhe Çelstina Primo Gjuraj. Dhe për këtë ne jemi të kënaqur”.

Aktivitetet e radhës

Presidenti i Federatës Shqiptare së Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj, ka treguar se tashmë Shqipëria do të jetë dhe organizatore e Kampionatit Ballkanik, i cili në tetor do të bëhet në Tiranë. “Por përpara – thotë Rizaj – do të kemi dhe “Gladiator 6”, të cilën shpresojmë ta bëjmë në sallën e re të Parkut Olimpik. Pa harruar dhe Kupën e Shqipërisë. Por në përgjithësi jemi në rrugë të mbarë dhe këto 20 medalje në ballkaniadë, bashkë me vendin e dytë si ekip, na bëjnë krenar”.

 

 

 

Etiketa: arjan rizajnënkampion e Ballkanit në MMApresidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Aksident në Itali/ Automjeti përplaset me rulotën, humb jetën 37 vjeçari shqiptar

Aksident në Itali/ Automjeti përplaset me rulotën, humb jetën 37 vjeçari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com