Shkak korrupsioni, sistemi i komplikuar i taksave, sistem i dobët gjyqësor dhe çështja e pazgjidhur e pronave
Revista prestigjoze, Forbes, e ka renditur Shqipërinë si vendin e fundit në Evropë për lirinë e biznesit. Shqipëria renditet në vendin e 69, pranë Ruandës e Zambias. Shqipëria ka lënë pas në rajon vetëm Bosnje-Hercegovinën.
Sipas renditjes së revistës Forbes, më mirë në rajon paraqitet Maqedonia, e cila është në vendin e 39. Pas Maqedonisë, në vendin e 44 dhe të 45 ndodhen përkatësisht Rumania dhe Bullgaria të ndjekura nga Kroacia, Mali i Zi dhe Greqia.
Shqipëria renditen kështu në vendin e 99 për korrupsion, në vendin e 109 për barrën e taksave, në vendin e 114 për inovacion. Në raportin e Forbes theksohet se shkak për këtë renditje të dobët të Shqipërisë sistemi i komplikuar i taksave dhe kërkesave për licenca, një sistem i dobët gjyqësor, korrupsionin endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjeve të pronësisë dhe infrastrutura e papërshtatshme kontribuojnë në mjedisin e dobët të biznesit në Shqipëri dhe e bëjnë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja.
Raporti parashikon se vendi do të vazhdojë të përballet me sfida nga rritja e borxhit publik, që ka kaluar limitin e dikurshëm statutor prej 60% të PBB-së në 2013-n dhe arriti 72% në 2014.