Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB, Rama: Të privilegjuar! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB, Rama: Të privilegjuar!

07:36 | 01/06/2022
në Shqiperi
0

Shqipëria merr sot për herë të parë drejtimin në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Këtë ditë, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si historike për vendin, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në një video-mesazh të shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se më 2 qershor ngjarja e parë përfaqësuese e Shqipërisë në presidencën e saj të parë do t’i kushtohet  “Forcimit të llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare”. Po ashtu, Rama shprehet se Shqipëria është tashmë e privilegjuar që mund t’u japë zë bindjeve të saj.

FJALA E PLOTË:

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Kjo është dekada e tretë e mijëvjeçarit të tretë. Bota është e trazuar dhe ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të mizorive të papërshkrueshme, në më shumë se pesëdhjetë konflikte përreth globit. Demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës.

U bë shumë gjatë që shohim abuzime masive me të drejtat e njeriut, nga Darfuri në Mianmar, nga Afganistani në Siri dhe bashkësia ndërkombëtare po lufton t’i vendosë autorët e krimeve të rënda para përgjegjësisë.

Në Europë, plagët e luftërave që pasuan shpërbërjen e Ish-Jugosllavisë, sidomos në Kosovë, janë ende të hapura. Po bëjmë gjithçka mundemi për të ecur përpara pa e harruar të shkuarën, por duke u angazhuar për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në paqe.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka sfiduar sigurinë europiane dhe ka tronditur rendin botëror bazuar në rregulla. Ne nuk mundemi e nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë.

Është urgjente të veprojmë, tani, për viktimat e panumërta të konflikteve të pakuptimta, por edhe për ne, të gjithë, për atë çka besojmë, për atë çka na bën bashkë, për të mbrojtur ligjin, për të ruajtur veprimin shumëpalësh.

Të gjithë ne kemi një rol për të luajtur, pjesën tonë për të përmbushur.

Kjo është arsyeja pse ngjarja e parë përfaqësuese e Shqipërisë në presidencën e saj të parë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të kem nderin të kryesoj më 2 qershor, i kushtohet “Forcimit të llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare”.

Kombet e Bashkuara nuk kanë vlerë më të lartë për të promovuar sesa drejtësia dhe sundimi i ligjit. Shqipëria e promovon atë kombëtarisht dhe e mbron ndërkombëtarisht. Drejtësia dhe paqja ecin krah për krah dhe Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në këtë drejtim.

Jemi të privilegjuar që u japim zë bindjeve tona e do ta drejtojmë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me të gjithë vullnetin e pasionin tonë për ato çka besojmë fort.”

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
‘Sekret shtetëror’, investigimi: Historia pa lavdi e degradimit të flotës ajrore shqiptare

‘Sekret shtetëror’, investigimi: Historia pa lavdi e degradimit të flotës ajrore shqiptare

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –

Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –

12:46 | 17/05/2026
Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona –

Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona –

12:28 | 17/05/2026
Alarm në Korçë, dyshime për eksploziv në një automjet në lagjen 18 –

Alarm në Korçë, dyshime për eksploziv në një automjet në lagjen 18 –

12:10 | 17/05/2026
Erdha klandesin në moshën 17 vjeç –

Erdha klandesin në moshën 17 vjeç –

12:02 | 17/05/2026
Lazio pa mbështetjen e ultrasve në derbi, tifozët japin mesazh të fortë –

Lazio pa mbështetjen e ultrasve në derbi, tifozët japin mesazh të fortë –

11:48 | 17/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –
  • Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona –
  • Alarm në Korçë, dyshime për eksploziv në një automjet në lagjen 18 –
  • Erdha klandesin në moshën 17 vjeç –
  • Lazio pa mbështetjen e ultrasve në derbi, tifozët japin mesazh të fortë –
  • Alarm në Tiranë, digjen tre makina, nisin hetimet për zjarrvënie

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –
  • Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com