Shqipëria me normat më të ulëta të fertilitetit në Europë/ Qarku i Vlorës me shifrat më dramatike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria me normat më të ulëta të fertilitetit në Europë/ Qarku i Vlorës me shifrat më dramatike

14:31 | 15/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Normat e lindshmërisë kanë rënë me shpejtësi vitet e fundit, duke e renditur Shqipërinë si një nga vendet më normat më të ulëta të fertilitetit në Europë.

Eurostat përllogariti se, Vlora është në mesin e 9 rajoneve të vogla (rang qarku, NUTS 3) në Europë me normën më të ulët të lindshmërisë për grua (numri i lindjeve për gratë në moshë riprodhimi) sipas të dhënave që i përkasin 2022.

Fertiliteti në Vlorë është më pak se 1 fëmijë për grua i shënjuar në hartën bashkëngjitur me ngjyrë të njëjte me 4 rajone të Spanjës veriperëndimore, tre rajone të ishullit të Sardenjës dhe një rajoni grek.

Read more

Ja pse nuk u thirr RENEA –

Ja pse nuk u thirr RENEA –

Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte… –

“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët! –

Siç shihet nga harta, Italia, Spanja dhe Polonia dhe Shqipëria dhe Greqia kanë nivele më të ulëta të lindshmërisë, ndërsa Franca është shteti Europian me normat më të larta të fertilitetit.

Të dhënat e brendshme të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit në rang kombëtar ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Kjo është rënia më e fortë që nga viti 2015, por në qarqet e Vlorës dhe Korçës shkalla e fertilitetit ishit më pak se një fëmijë për grua në moshë riprodhimi.

Normat më të larta të Lindshmërisë janë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.

Indeksi i fertilitetit është përkeqësuar shumë në rajonin e qendrës dhe Jugut dhe paraqitet pak më mirë në Veri të vendit (shiko hartën bashkëngjitur).

Edhe Tirana e cila ka një popullsi të re në moshë në rang kombëtar ka lindshmëri të ulët me më pak se 135 fëmijë për 100 gra në moshë riprodhimi.

Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.

Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.

Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme në këto tre dekada, por në dy vitet fundit, janë përshpejtuar, duke sinjalizuar përkeqësim të fenomenit në vitet e ardhshme. Më 2023, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Të dhënat tregojnë se edhe në Luftën e Dytë Botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot. P.sh., në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulët se sot.

Në vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktaturës komuniste, lindën 47,291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi (15-49 vjeç) ishte vetëm 259,472 mijë. Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 22 mijë foshnja, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte 647,884, ose tre herë më i lartë se në vitet 1950. /Monitor.al/

Të Lidhura

Ja pse nuk u thirr RENEA –

Ja pse nuk u thirr RENEA –

nga 27
17:54 | 07/06/2026
0

Në dosje tregohet se si çobani u dërgua me një maskë në stan për t’i treguar policisë se ku fshihej...

Ja pse nuk u thirr RENEA –

Ja pse nuk u thirr RENEA –

nga 27
17:53 | 07/06/2026
0

Në dosje tregohet se si çobani u dërgua me një maskë në stan për t’i treguar policisë se ku fshihej...

Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte… –

Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte… –

nga 27
17:34 | 07/06/2026
0

Zbardhet denoncimi në polici i çobanit si dhe hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për operacionin policor të Korçës. Në...

“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët! –

“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët! –

nga 27
17:16 | 07/06/2026
0

Në shtatë ditët e para të protestës, demokratët e kanë ndjekur atë përmes rrjeteve sociale. Në shtatë ditët e para...

Para
Denoncimi: Ja skema që po përdorin mjekët e Onkologjikut për të fshehur mungesën e kimiove

Denoncimi: Ja skema që po përdorin mjekët e Onkologjikut për të fshehur mungesën e kimiove

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja pse nuk u thirr RENEA –

Ja pse nuk u thirr RENEA –

17:54 | 07/06/2026
Ja pse nuk u thirr RENEA –

Ja pse nuk u thirr RENEA –

17:53 | 07/06/2026
Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte… –

Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte… –

17:34 | 07/06/2026
“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët! –

“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët! –

17:16 | 07/06/2026
“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët! –

“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët! –

16:45 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ja pse nuk u thirr RENEA –
  • Ja pse nuk u thirr RENEA –
  • Denoncimi i çobanit që çoi policinë në stanin e Violand Braçellarit: Më dhunonte… –
  • “I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët! –
  • “I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët! –
  • Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja pse nuk u thirr RENEA –
  • Ja pse nuk u thirr RENEA –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com