Tjetër vatër zjarri është shfaqur sot në Vlorë, në fshatin Tragjas. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe toke me shkurre, te Kalaja e Gjon Boçarit. Deri më tani, lidhur me situatën raportohet për një zjarr masiv.
Në zonën e përfshirë nga flakët është nisur zjarrfikësja me 8 ton ujë bashkë dhe me 4 efektivë.
Po punohet për neutralizimin e flakëve.