Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes Hahn ka kërkuar hapje të negociatave për Maqedoninë e Veriut.
Përmes faqes së tij në Twitter, Hahn thekson se Maqedonia e Veriut nuk duhet të penalizohet në procesin e integrimit për shkak të shteteve të tjera që kanë mbetur pas. Ndonëse nuk e përmend me emër, Hahn i referohet këtu Shqipërisë, e cila prej disa muajsh ka hyrë në një krizë poltike.
Kjo është hera e para që Komisioneri për Zgjerimin në BE kërkon avancim të procesit të integrimit të një shteti, pa u penalizuar nga situata në shtete të tjera.