Shqipëria e vetme kundër Botës, National Geographic 1980 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria e vetme kundër Botës, National Geographic 1980

10:44 | 16/11/2016
në Uncategorized
0

Varfëri, bunkerë, spiunë sigurimi, parulla e portrete të diktatorit Enver Hoxha dhe leximi i gazetës “Zëri i Popullit”. Një artikull i publikuar nga National Geographic, na tregon Shqipërinë e vitit 1980.

Nga Mehmet Biber

Punë e lodhshme dhe me shumë sakrifica kërkohet vazhdimisht dhe paralelisht me këtë edhe leximi e gazetës së përditshme. Mbledhësit e mollëve dëgjojnë “Zërin e Popullit”, teksa dita e tyre vazhdon. 95% e popullsisë punon në kooperativa dhe ata që dështonin dërgoheshin tek to. Plani 5 vjeçar tregonte rreptësisht se sa inxhinerë, mjekë, mësues, shkencëtarë dhe gjeolog duhet të dilnin nga universiteti çdo vit. Universiteti nuk mund të nxirrte më pak student se aq.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Plani. Kudo që përdorej fjala “plan” ndillte pakënaqësi, sepse sipas planit çdo gjë i përkiste shtetit dhe në një ekonomi të centralizuar si Shqipëria plani ishte i shenjtë. Plani përfshinte në thelb që çdo gjë i përkiste shtetit, nga kioskat e vogla deri tek hotelet, restorantet dhe çdo gjë tjetër që gjendej.

parullaÇdo taksist, berber, shitës dyqani punonte për shtetin. Pjesa e fshatit duhet ose të punonte tokat e veta për shtetin ose të punonte në kooperativat, ku çdo gjë matej për shtetin.

Në Shqipëri dukej lehtësisht impakti turk, nuk kishte as taksa as inflacion. Punëtorët e fabrikave dhe fermerët paguheshin me 600-700 lekë. Por këto rroga, megjithëse të vogla në dukje përshtateshin me çmimet, pasi në dyqane kishte mish me 12 lekë, bukë me 2 lekë, cigare me 2 lekë.

Teshat nuk mund të ishin të reja për të gjithë familjet, këpucët kushtonin 100 lekë dhe bluzat 50 lekë, por të një cilësie të varfër dhe përdoreshin nga fëmijët njëri pas tjetrit.

Shëndetësia ishte falas dhe Shqipëria nuk kishte shumë vende për argëtim ose ushqimi në restorante nuk përballohej nga të gjithë. Kishte disa teatro dhe kinema, ku jepeshin filma ideologjik.

Mbrëmjet e vallëzimit zakonisht bëheshin në Pallatin e Kulturës, ku njerëzit kërcenin disa valse dhe jazz në muzikën e një orkestre amatore. Të huajt zakonisht qëndronin tek Hotel Dajti dhe përveç kokteileve të ambasadës nuk kishte ndonjë gjë argëtuese në darkë. Shqiptarët duken të dyshimtë për çdo njeri që takojnë e me të drejtë. Dhe unë po të isha shqiptar do të dyshoja për çdo gë, prandaj dhe njerëzit janë të ftohtë, kur ju afrohesh. Në lidhje me politikat e jashtme ata duken të zhgënjyer, pasi nga lufta nuk kanë marrë asnjë shpërblim që ju takon dhe duan të rrinë në pjesën e tyre të mbyllur. Çdo gjë është në dorën e Enver Hoxhës.

Shumica e buxhetit harxhohet për ndërtimin e bunkerëve që janë si kërpudha të betonizuara e me hekur. Hoxha i frikësohet pushtimit të Jugosllavisë dhe është i sapo dalë nga marrëdhënia me Kinën. Armët janë pothuajse të gjitha kineze. Një shqiptar shprehet se ka më shume beton dhe hekur tek bunkerët se sa tek shtëpitë e shqiptarëve. Hoxha shprehej që edhe pse më shumë në numër kundërshtarët ne mund t’i ndalonim, siç kishte bërë Skënderbeu në kohën e turqve në Krujë. Aty kuptova dhe filozofinë e shtëpive me gurë në Gjirokastër e Berat.

ng15Drejtori i Muzeut ishte një njeri i zymtë, i cili më tha se 70% e popullsisë ishte myslimane dhe cilësoheshin si turq, 20% ortodokse si grekë dhe 10% katolikë si romakë. Feja ishte si opium për popullin, prandaj ishte e ndaluar. Liderët mbanin profil të lartë. Ndërkohë që pjesa më e madhe e popullit ishte e varfër, diktatori Hoxha lëvizte me një mercedes klasik, fotot e tij vareshin gjithandej në mure dhe emri i shkruhej me shkronja të mëdha në kodra. Jetonte në mes të Tiranës në vilën e tij të mbrojtur shumë mirë dhe kushdo thoshte se çdo gjë lëvdohej në emër të tij.

Energjia që prodhohej në hidrocentrale quhej “drita e partisë”, metali i prodhuar në metalurgjikun e Elbasanit “hekuri i partisë”. Gjithashtu patriarkati ishte shumë i theksuar dhe ditën e martesës mashkullit i jepej një plumb me vete në rast tradhëtie nga e shoqja që të mund të vriste të gruan dhe dashnorin e saj. Gjithashtu, gjithë ky presion që ushtrohej ndaj njerëzve dhe ku spiunët ishin kudo. Njeriu që më shoqëroi gjatë udhëtimit tim kurrë nuk foli asnjë fjalë, vrojtonte çdo gjë që rregjistroja në kamerën time dhe disa herë nuk më lejoi të merrja foto të eventeve të caktuara. Gjatë rrugëtimit tonë i fola për veten time dhe martesën time Bashkim Babanit, por ai gjithmonë mbajti qëndrimin e tij statik dhe kurrë nuk më foli për veten as edhe një detaj të vogël.

ng2

ng3

ng11

ng1

ng4

ng13

ng16

Përktheu dhe përgatiti për botim: Ejona Zenelhasani

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Ngërçi i ligjit “Antimafia” ndihmon gjyqtarët e korruptuar të fshehin pasurinë

Ngërçi i ligjit “Antimafia” ndihmon gjyqtarët e korruptuar të fshehin pasurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com