Të përfshira 2 kompani, 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh
Dy kompani, 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh nga Shqipëria dyshohet të jenë të përfshira në skandalin e Panamasë. Harta e publikuar, ku janë 38,000 kompanitë e zbuluara, ka edhe përfituesit e dyshuar nga Shqipëria. Emrat e tyre ende nuk janë publikë por dyshimet janë se bëhet fjalë për një kompani të madhe nafte, dhe për kompaninë e një ish- politikani. Ndërkohë nga hetimet e kryera para se të shpërthente skandali ndërkombëtar ka rezultuar se edhe shtetasi Genci Xhixha, I sjpallur në kërkim më 2015, ka dërguar shuma të mëdha parash në Shqipëri, dhe në vende të tjera, nga Kuba, Panamaja apo edhe nga Kanadaja. Paratë e tij i tërhiqte nëna e tij 64-vjeçare dhe në disa raste edhe nipi i Enver Hoxhës, i arrestuari për trafik droge, Ermal Hoxha.