Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha është suprizuar sot me një dhuratë të veçantë gjatë takimit të zhvilluar me intelektualë nga e gjithë Shqipëria. E pranishme në takim ishte dhe Valbona Balliu, një arsimtare nga Elbasani e cila i bëri dhe një dhuratë të veçantë kryedemokratit. Ajo i dhuroi Berishës një libër të vjetër 111-vjeçar mjekësie që sipas saj do ketë më shumë vlerë nëse e mban doktori.
“Sot do ju bëj një dhuratë, fëmijët e mi nuk e kanë vokacion mjekësinë fatkeqësisht, ky është një libër i bibliotekës sime… është antropologjia e famshme, botuar nga shqiptarë, botim i 1911, është në gjermanishten gotike, është ruajtur me fanatizëm. Ka pasur një kohë kur njerëz të nderuar të këtij kombi botonin këto vepra, dhe duhet tu referohemi atyre periudhave të ndritura, është koha dhe për pak idealizëm, për të qenë pak atdhetar, Shqipëria do të bëhet doktor dhe jemi këtu që ajo të bëhet.”-tha arsimtarja Balliu.