Turneu ‘UEFA Development U16’ për vajza do të ngrejë siparin e shumë turneve që do të zhvillohen në Shqipëri gjatë këtij viti. FSHF do të organizojë në bashkëpunim me UEFA-n, disa turne zhvillimorë.
Por edhe disa turne të fazave kualifikuese për djem e vajza, apo edhe turneun ‘Elitë’ për djemtë e moshës U17.
Do të jetë pikërisht turneu zhvillimor për vajzat e moshës nën 16 vjeç, të drejtuara nga Agustin Kola, që do të nisë këtë fushatë ‘turnesh’ në Shqipëri.
Përveç Shqipërisë U16, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Kosovës, Andorrës dhe Moldavisë. Të gjitha takimet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamzë, nga data 7 deri më 12 mars.
Ndeshja e parë do të jetë Kosovë-Andorra, me sfidën që nis në ora 11:00. Po më 7 mars, Shqipëria e Agustin Kolës do të përballet me Moldavinë (14:30).
Takimet e dyta të turneut do të zhvillohen më 9 mars.
Andorra-Moldavi është planifikuar të luhet në ora 11:00.
Ndërsa Shqipëri-Kosovë në ora 14:30.
Sfidat e treta dhe të fundit në grup, do të luhen më 12 mars.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Andorrës (09:30). Më pas Moldavi-Kosovë në ora 12:30. Në ditët në vijim, trajneri Agustin Kola do të zbardhë listën me futbollistet e thirrura për këtë turne.
Prej disa javësh, FSHF ka bërë përgatitjet e duhura për ta organizuar sa më mirë këtë turne të rëndësishëm europian për moshat. Bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer edhe me UEFA-n, që vijon t’i besojë institucionit të futbollit shqiptar aktivitete kaq të rëndësishme sportive.
Kalendari i plotë i ndeshjeve ‘UEFA Development U-16’:
7 MARS
Kosovë U-16 – Andorra U-16, 11:00 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë
Shqipëri U-16 – Moldavi U-16, 14:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë
9 MARS
Andorra U-16 – Moldavi U-16, 11:00 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë
Shqipëri U-16 – Kosovë U-16, 14:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë
12 MARS
Shqipëri U-16 – Andorra U-16, 09:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë
Moldavi U-16 – Kosovë U-16, 12:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë.