Është duke u luajtur në “Elbasan Arena” takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Norvegjisë. Një përballje dinjitoze për të parë gjendjen e vërtetë të skuadrës dhe që do t’i shërbejë Panuçit përgatitur për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do ta nënshtrojnë kundështarin në lojën e tyre sulmuese për të arritur te fitorja.
Nga ana tjetër skuadra e Norvegjisë vjen në këtë takim pas triumfit 4-1 ndaj Australisë dhe do tentojë të surprizojë edhe Shqipërinë. Bie në sy prania e pakët e tifozëve kuqezi. Afro 3 mijë të tillë.
SHQIPËRI-NORVEGJI 0-0
Përfundon pjesa e parë, Shqipëri-Norvegji 0-0
45′ Zëvendësim i detyruar për Shqipërinë, largohet nga fusha Kamer Qaka i dëmtuar, vendin e tij e ze Keidi Bare, i cili bën debutimin me fanellën kuqezi.
41′ Tjetër moment i rrezikshëm për Norvegjinë, Ajeti dërgon në këndore, topin që po shkonte drejt sulmuesit Jonhsen.
35′ Shqipëria provon të rrezikojë me Grezdën, i cili depërton bukur nga e majta, dhe fut një top në zonë, por nuk mundet as Sadiku dhe as Roshi që ta prekë.
29′ Përsëri Norvegjia me Eljonuzin, por topi është ndalur nga Strakosha.