Nga Ilir Kadia
Ai më ndalon para makinës në udhëkryq me karrocë invalidi e më kërkon lëmoshë. Këmbën fshehur poshtë karrocës. E di që është lypës i rremë. Por ka 25 vjet kështu.
Në krah kam një makinë të shtrenjtë nga më buzëqesh cinik një i pasur i rremë. I lëpiu menderen një ish kryeministri, mori një tokë të tjetrit në zemër të Tiranës, bëri një pallat dhe nga pa brek në bythë në mbrëmje u gdhi milioner në mëngjes…
Më tutje një i majtë që bën ligje, deputet i rremë nga koka tek këmbët. Hipokrit i lindur.
Më kë të vazhdoj! Të ndershmet e rreme! Miqtë e rremë!Futbollin e rremë! Domatet e rreme! Shkrimtarët e rremë!
Apo… jetën tonë të rreme?!