Shqetësime mbi planin e ndërtimeve buzë parkut të Drilonit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqetësime mbi planin e ndërtimeve buzë parkut të Drilonit –

22:01 | 19/02/2023
në Uncategorized
0

Një plan zhvillimi i qeverisë shqiptare për zonën e rëndësisë kombëtare Drilon-Tushemisht buzë liqenit të Ohrit ngre dyshime se fsheh interesa private ndërtimi, të cilat bien ndesh me rekomandimet e UNESCO-s. Autoritetet shqiptare e mbrojnë projektin dhe thonë se UNESCO ka vetëm rol këshillues.

Parku kombëtar i Drilonit dhe fshati i Tushemishtit buzë liqenit të Ohrit në Pogradec është shpallur zonë e rëndësisë kombëtare dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, për habitatin e pasur dhe vlerat e saj natyrore.

Por kjo zonë e mbrojtur rrezikon të dëmtohet nga një plan i qeverisë shqiptare, që parashikon një numër të konsiderueshëm ndërtimesh në hapësirën mes Drilonit dhe fshatit turistik të Tushemishtit.

Plani i detajuar i zhvillimit është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit në dhjetor të vitit 2020 dhe në bazë të tij, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim po zbaton një projekt për rikualifikimin e parkut të Drilonit.

Në kufi të parkut, plani inkurajon ndërtimin e strukturave turistike 2 ose 3 katëshe si dhe godinave hibride për qëllime tregtare.

Kur misioni i ekspertëve të UNESCO-s u njoh me projektin, kundërshtoi kategorikisht ndërtimet në hapësirën e zonës së mbrojtur:

“Hiqni përgjithmonë nga projekti i zhvillimit të turizmit në Burimet e Drilon, opsionet për ndërtime në fushat bujqësore përgjatë burimeve, ndërtimin e Muzeut të Liqenit ose ndonjë ndërtese tjetër në majë të kodrës…”, udhëzoi UNESCO.

Por shqetësimi i UNESCO-s duket se ka rënë në vesh të shurdhër.

Nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Paskalino Zyko e mburri projektin, duke e konsideruar atë miqësor me mjedisin.

“Projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ka kaluar në të gjitha institucionet, ministritë e linjës dhe padyshim edhe ministria e kulturës. Projekti konsiston në rehabilitimin e parkut ujor të Drilonit. Trefishohet hapësira e parkut deri në zonën e burimeve të Gurrasit, Projekti është shumë miqësor me mjedisin dhe në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s”, tha zoti Zyko.

Edhe Ministria e Kulturës e mbrojti projektin, ndërsa theksoi se UNESCO ka rol këshillimor dhe jo miratues. Ministria shtoi gjithashtu se rekomandimet e misionit monitorues ia kishte përcjellë institucioneve përgjegjëse dhe palëve të interesuara.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, AADF i tha BIRN-it se ishte angazhuar në rikualifikimin e zonës pranë burimeve të Drilonit, por mohoi çdo përfshirje me projektin e ndërtimeve në hapësirën mes Drilonit dhe Tushemishtit:

“AADF nuk ka një projekt zbatimi për zonën midis Drilonit dhe Tushemishtit, përveç atij të rikualifikimit të bregut të liqenit, që është i miratuar nga autoritet shtetërore në vitin 2022 dhe është duke u zbatuar. Kërkesat e tjera private për ndërtim/zhvillim, përfshirë edhe zonës që ju i referoheni adresohen nga autoritetet shtetërore”.

Projektet e ndërtimit në zona të mbrojtura janë një problem i vazhdueshëm në Shqipëri për dëmet që shkaktojnë në mjedis dhe në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Sipas profesorit të Urbanistikës, Gentian Kaprata, plani i zhvillimit për zonën e Drilonit dhe Tushemishtit duket se i shërben interesave private.

“Ndërtesat që propozohen janë dhënë në funksion të pronësisë mbi tokën. Ky është një indikator që po flasim për një projekt që shkon në interes të personit apo grupit se si do ta ndërtojë e si do të shpërndajë atë. Kjo nënkupton se interesi për këtë studim ka qënë i një grupi njerëzish që do ndërtojnë, pra ndërtimi dhe jo vlerësimi i zonës dhe dhënia e një balance të re urbano-mjedisore të zonës”, thotë ai.

Projekti kundërshtohet edhe nga ekspertët e mjedisit, që shpresuan se me hyrjen në UNESCO Driloni do të shpëtonte nga ndërtimet.

“Ato zona që kanë ngelur janë në rrezik të zhvillimit, në rrezik të urbanizimit dhe fragmentarizimit. Pra, nuk do të ketë më një tokë të vazhdueshme, por do bëhet me struktura mbështetëse, akomoduese dhe kjo normalisht shkatërron habitatin dhe heq pjesën e natyrës”, thotë Joni Vorpsi, ekspert i organizatës mjedisore PPNEA.

Sipas zotit Vorpsi, refuzimi i rekomandimit për të ndalur ndërtimet në zonën Drilon-Tushemisht rrezikon mbrojtjen e ofruar nga UNESCO. /Voa/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Shpendi i rrallë me origjinë nga Azia shfaqet në Liqenin e Tiranës –

Shpendi i rrallë me origjinë nga Azia shfaqet në Liqenin e Tiranës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Partizani fiton 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”. –

20:17 | 19/01/2026
Identifikohet vrasësi i Jani Aliajt në burg, i njëjti që ekzekutoi edhe Artur Bashimin, dyshohet me ‘porosi nga jashtë’ –

19:55 | 19/01/2026
Më 24 janar bota do të mësojë fuqinë tonë –

19:27 | 19/01/2026
Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja –

19:07 | 19/01/2026
Opozita kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut/ Berisha: Prania e ‘Lubisë’, provokacioni më i ulët

18:27 | 19/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Partizani fiton 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”. –
  • Identifikohet vrasësi i Jani Aliajt në burg, i njëjti që ekzekutoi edhe Artur Bashimin, dyshohet me ‘porosi nga jashtë’ –
  • Më 24 janar bota do të mësojë fuqinë tonë –
  • Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja –
  • Opozita kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut/ Berisha: Prania e ‘Lubisë’, provokacioni më i ulët
  • Operacioni i SPAK në Call Center, gjykata vendos masat e sigurisë për 8 të dyshuar, shumica në burg –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Partizani fiton 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”. –
  • Identifikohet vrasësi i Jani Aliajt në burg, i njëjti që ekzekutoi edhe Artur Bashimin, dyshohet me ‘porosi nga jashtë’ –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com