Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është paraqitur sot në SPAK për rrugën Tiranë-Elbasan.
Gjiknuri është thërritur për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ai kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.
“Isha për të dëshmuar për një nga abuzimet më të mëdha rruga Tiranë-Elbasan që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me një kosto 400 mln euro. Shpjegimet e mia i dhashë në prokurori, kështu që nuk kam gjë për të shtuar”, tha Gjiknuri pasi doli nga SPAK.