Partia Demokratike dënon aktin kriminal të vendosjes së lendës shpërthyese në banesën e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani.
Me anë të një deklarate për shtyp, PD i bën thirrje që me urgjencë policia dhe prokuroria të zbulojnë autorët, të zbardhin ngjarjen.
“Partia Demokratike shpresh shqetësimin për rastet e përsëritura të kërcënimeve dhe akteve kriminale ndaj të zgjedhurve të Partisë Demokratike. Ne i kërkojmë me urgjencë policisë dhe prokurorisë të zbulojnë autorët, të zbardhin ngjarjen, e të vendosin para ligjit pergjegjësit”, shton deklarata e Partisë Demokratike.