Prej disa ditësh është aktivizuar vullkani, “Stromboli” i cili ndodhet në brigjet e ishullit italian të Sicilisë.
Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momente kur turistët largohen me varkë të tmerruar, ndërkohë që shtëllunga e tymit të vullkanit përhapej me shpejtësi.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga vullkani i Strombolit. Vullkani ka qenë aktiv për 2000 vitet e fundit. Sidoqoftë, një shpërthim i madh në fillim të korrikut vrau një person.