Shpërthim zjarri dhe trazira mes emigrantëve të infektuar me Covid-19, DW: Ç’ndodhi në kampin grek – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthim zjarri dhe trazira mes emigrantëve të infektuar me Covid-19, DW: Ç’ndodhi në kampin grek

11:03 | 09/09/2020
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Kampi i refugjatëve Moria pas shpërthimit të disa zjarreve është djegur në masë të madhe. Komisionerja e BE, Ylva Johannson, premton ndihmë për fëmijët e të rinjtë në kamp.

Pas zjarreve të mëdha që shpërthyen në kampin e refugjatëve, Moria në Greqi, komisionerja e BE për çështjet e brendshme, Ylva Johannson ka premtuar ndihmë të shpejtë të BE. Ajo është në kontakt me autoritetet greke, shkroi Johannson në twitter. BE ka premtuar financimin e transportimit pa vonesë të 400 fëmijëve e të rinjve të pashoqëruar në tokën greke. “Siguria dhe mbrojtja e të gjithë njerëzve në Moria ka prioritet.” Johannson ka shkruar se është me mendje tek refugjatët që janë ishull dhe punonjësit e atjeshëm.

Natën e së mërkurës, kampi i refugjatëve Moria në Greqi është përfshirë gati i gjithi nga zjarret. Në orët e mëngjesit të së mërkurës flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara edhe nga era e fortë, 70 km në orë. Që gjatë natës autoritetet filluan me evakuimin e kampit, pas shpërthimit të zjarrit në kontenierët, ku banojnë refugjatët. Të mërkurën në mëngjes nuk pati informacione për të lënduar apo viktima. Sipas radios greke, ERT ndërkohë të gjithë njerëzit janë larguar nga hapësira e kampit, që është duke u djegur i gjithi. Ndihmës në terren dhe organizata humanitare kanë raportuar, se si flakët dhe tymi vështirësonin daljen nga kampi.

Read more

16 tifozë jashtë stadiumeve –

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Moria është kampi më i madh i refugjatëve në Greqi dhe Europë. Prej vitesh ai është i tejmbushur, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Migracionit në Greqi aty ndodhen 12.600 refugjatë, kur kampi ka një kapacitet vetëm prej 2800 vendesh.

Karantina revolton migrantët

Para shpërthimit të zjarrit ka pasur trazira në kamp mes migrantëve, sepse kampi që prej jave është vendosur në karantinë për shkak të shpërthimit të një rasti të virusit Corona. Të martën u bë e ditur, se numri i të infektuarve ndërkohë është 35 vetë. Si reagim disa migrantë donin të largoheshin nga kampi, për t’u mbrojtur nga infektimi, raportoi agjencia greke e lajmeve, ANA-MPA. Ndërkohë që disa të infektuar dhe persona kontakti kanë refuzuar që të largoheshin nga kampi dhe të dërgoheshin në izolim. Video në rrjetet sociala tregojnë si njerëz të trembur që vijnë vërdallë pa ndihmë, edhe të tjerë që këndojnë “bye, bye Moria!”

Nëse zjarret janë vendosur nga migrantët apo banorët e ishullit, nuk është e qartë, të dhënat për këtë janë deri më tani të ndryshme. Pas shpërthimit të zjarrit, banorët e kampit kanë qëlluar forcat e zjarrfikësve me gurë, dhe janë përpjekur t’i pengojnë në shuarjen e zjarreve. Në vend ishin edhe njësi speciale të policisë. Tensione ka pasur gjithmonë në Moria, por për shkak të problematikës së Coronës, situata shpërtheu, citon agjencia gjermane e lajmeve, dpa, Stratos Kytelis, kryetarin e bashkisë së Mytilinisit, kryeqytet i ishullit, që është shprehur për televizionin grek, ERT.

/DW/

Etiketa: GreqiKampi i refugjatëve MoriaKomisionerja e BEMigrantëtYlva Johannson

Të Lidhura

16 tifozë jashtë stadiumeve –

16 tifozë jashtë stadiumeve –

nga 27
19:40 | 03/04/2026
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

nga 27
19:22 | 03/04/2026
0

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kamzës, ku një 30-vjeçare ka mbetur...

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

nga 27
19:09 | 03/04/2026
0

Drejtuesja politike e PS për Tiranë, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi në asamblenë e Partisë Socialiste për njësinë nr. 3...

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

nga 27
18:01 | 03/04/2026
0

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Para
Trump: Nuk dua më që në këtë vend të vijnë njerëz me lotari

Marrëveshjet në Shtëpinë e Bardhë/ Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

16 tifozë jashtë stadiumeve –

16 tifozë jashtë stadiumeve –

19:40 | 03/04/2026
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

19:22 | 03/04/2026
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

19:09 | 03/04/2026
Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

18:01 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

17:29 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • 16 tifozë jashtë stadiumeve –
  • Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –
  • Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –
  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –
  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 16 tifozë jashtë stadiumeve –
  • Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com