Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Vlorë.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D., ku dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, konkretisht në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia