Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në afërsi të banesave të familjes Nikulaj.
Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë bëhet me dije se policia ka ndaluar një person të dyshuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e tij dhe motivet e shpërthimit.










