Shpërthim me bombë, vritet guvernatori taleban – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthim me bombë, vritet guvernatori taleban –

12:11 | 09/03/2023
në Uncategorized
0

Guvernatori taleban i provincës Balkh të Afganistanit u vra në një shpërthim në zyrën e tij më 9 mars, thanë zyrtarët. “Mohammad Dauood Muzammil, guvernatori i Balkh-ut, është vrarë në një shpërthim këtë mëngjes”, tha për shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë, Asif Waziri, zëdhënësi i policisë talebane nga kjo provincë.

Ai bëri të ditur se dy persona të tjerë u vranë në këtë sulm dhe dy u plagosën. Shkaku i shpërthimit nuk u bë i ditur menjëherë. Disa raporte të mediave lokale thanë se më shumë se 30 njerëz u plagosën nga shpërthimi dhe u dërguan në spital për trajtim.

Një anëtar i forcave talibane gjuan me armë në ajër për të shpërndarë gratë afgane gjatë një proteste për më shumë të drejta për gratë, në Kabul. Zëdhënësi i qeverisë së udhëhequr nga talebanët, Zabihullah Mujahid, shkroi në Tëitter se Muzammil ishte “martirizuar në një shpërthim nga armiqtë e Islamit” dhe tha se janë hapur hetimet për sulmin.

Muzammil është një nga zyrtarët e rangut më të lartë taleban që është vrarë që kur ata u kthyen në pushtet, në gusht të vitit 2021. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin deri tani, por pas kthimit në pushtet në vitin 2021, talebanët janë shënjestruar nga Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), një fraksion i organizatës terroriste Shtetit Islamik që është shfaqur si rivali kryesor i talebanëve në luftë.

Muzammil u emërua guvernator i Balkhit vitin e kaluar pasi mbajti të njëjtin pozicion në provincën lindore Nangarhar, ku ai koordinoi një goditje ndaj militantëve të IS-K. IS-K ka organizuar disa sulme në Afganistan kohët e fundit, duke përfshirë një në janar, në të cilin një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 10 persona pranë Ministrisë së Jashtme në Kabul.

Muajin e kaluar, forcat e sigurisë talebane pretenduan se kishin vrarë dy anëtarë të lartë të IS-K. Qari Fateh, shefi rajonal i inteligjencës dhe operacioneve të IS-K, u vra së bashku me një tjetër anëtar në një bastisje në Kabul më 27 shkurt, tha qeveria e udhëhequr nga talebanët. Një tjetër udhëheqës i lartë i IS-K, Ijaz Amin Ahingar, thuhet se u vra në një bastisje të mëparshme në Kabul./REL

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Evra tregohet shumë i qartë për diskutimin Messi-CR7 –

Evra tregohet shumë i qartë për diskutimin Messi-CR7 -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi –

23:22 | 16/02/2026
Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi –

Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi –

23:16 | 16/02/2026
(VIDEO) Strakosha pret penalltinë ndaj PAOK-ut, mban AEK-un në krye të Superligës greke –

22:44 | 16/02/2026
Mund të ketë rritje të nivelit të lumenjve –

22:34 | 16/02/2026
Porositës i vrasjes së Ardit Spahiut, prokuroria e Belgjikës kërkon burgim të përjetshëm për Franc Çopjan –

22:18 | 16/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi –

  • (VIDEO) Strakosha pret penalltinë ndaj PAOK-ut, mban AEK-un në krye të Superligës greke –
  • Mund të ketë rritje të nivelit të lumenjve –
  • Porositës i vrasjes së Ardit Spahiut, prokuroria e Belgjikës kërkon burgim të përjetshëm për Franc Çopjan –
  • Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë/ Kopshti u karantinua 21 ditë, Ministria dhe ISHP fshehën procesverbalin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi –
  • Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com