Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë pak pas mesnate mbrëmjen e djeshme ku flakët kanë përfshirë një restorant në këtë qytet.
Bëhet me dije se resoranti në pronësi të shtetasit M.B. është përfshirë nga flakët rreth orës 00:30.
Ende nuk dihet shkaktari kryesor i ngjarjes, por nga të dhënat paraprake bëhet me dije se mund të ketë qenë rrjedhja e gazit nga bombulat në guzhinë.