Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Roskovecit, ku një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një banesë të fshatit.
Shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi në banesën në pronësi të shtetasit Sadush Veizaj. Në vendngjarje kanë shjkuar forca zjarrëfikëse nga qyteti i Patosit, ndërkohë që mësohet se banesa është djegur tërësisht.
Për fat të mirë banorët kanë dalë menjëherë nga banesa duke i shpëtuar tragjedisë së mundshme.