Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në kufirin mes Austrisë dhe Sllovakisë.
Nga të dhënat e para raportohet se shpërthimi ka ndodhur uzinën Baumgarten an der March të gazit natyror.
Deri tani, mediat raportojnë se të paktën një person ka mbetur i vdekur, ndërsa 18 të tjerë janë plagosur.
Policia austriake ka rrethuar zonën dhe deklaron se situata është nën kontroll ndërsa zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik. Disa persona që kanë pësuar djegie të rënda, janë transportuar në spital me helikopter.