Një shpërthim me ekploziv ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në Bulqizë. Ekpsolizivi i ishte vendosur shtetasit me inicialet R.L, në oborrin e banesës së tij. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme material.
Policia njoftoi se “Më datë 25.04.2016 rreth orës 02.50 në Bulqizë, në oborrin e banesës së shtetasit R.L ,automjetit tip “Volksvagen” , në pronësi të shtetasit R.L i është vendosur lëndë eksplozive. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar mjeti , si dhe ka dëme të tjera materiale”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit.