Një makinë në pronësinë e shtetases E.Th. në Korçë, mësohet se është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Sipas të dhënave të para nga policia, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit juglindor, ndërsa dyshohet se flakët kanë ardhur për shkak të një shkëndije elektrike.
Nga flakët nuk ka të lënduar, ndërsa makina është djegur pjesërisht.
Njoftimi i policisë:
Korçë
Informacion paraprak.
Më datë 30.11.2018, në orën 17:30, në lagjen nr 4, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen Polo” të parkuar në rrugë, në pronësi të shtetases E.Th, i cili është djegur pjesërisht.
Dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.
Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.