Një efektive e Forcave të Armatosura Shqiptare ka humbur jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine.
Burime për mediat thanë se efektivja shqiptare Zarife Hasanaj është pjesë e Forcave tona të Armatosura në Letoni.
Si pasojë e shpërthimit të minës kanë mbetur të lënduar edhe dy efektivë të tjerëe, komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tanushi, dhe rreshter Julian Kapaj kanë mbetur të plagosur.
Efektivët e Forcave të Armatosura, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.