Të paktën 17 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani të vogël ushtarak në një fshat të banuar në Pakistan. Zëdhënësi i ekipeve të shpëtimit, Farooq Butt raporton gjithashtu se të plagosur kanë mbetur edhe 12 persona të tjerë.
“I kemi pranuar 17 trupa të vdekur, në mesin e të cilëve janë 12 civilë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit”, tha ai.
Zyra ushtarake për informim tha se aeroplani i rrëzuar ishte në një mision trajnues të zakonshëm. Zyrtarët e ekipeve të shpëtimit i shuan flakët dhe i dërguan personat e lënduar në spital. Shpërthimi i ishte tejet i fuqishëm, ndaj dhe tek banorët e fshatit ishte shkaktuar panik.