Kati i katërt i një pallati në Korçë është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës.
Bëhet me dije se në momentin e shpërthimit nuk ka pasur persona brenda banesës dhe raportohet për dëme të shumta materiale. Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dha ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.