Policia e Elbasanit ka arrestuar një 26 vjeçar për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Mësohet se shtetasi R.A., 26 vjeç shpërndante lëndë narkotike në një lokal në lagjen “Visarion Xhuvani’.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.