Shpërfillja është tragjedia jonë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërfillja është tragjedia jonë!

14:30 | 29/02/2020
në Opinion
0

Nga Elona Caslli

E kundërta e Dashurisë nuk është Urrejtja. Është Shpërfillja.

E kundërta e Arsimimit nuk është Padija. Është Shpërfillja.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

E kundërta e Artit nuk është Shëmtia. Është Shpërfillja.

E kundërta e Drejtësisë nuk është Padrejtësia. Është Shpërfillja.

E kundërta e Paqes nuk është Lufta. Është Shpërfillja e Luftës.

E kundërta e Jetës nuk është Vdekja. Është Shpërfillja e Jetës ose e Vdekjes.

Elie Wiesel

E nisa këtë shkrim, qëllimisht me këtë mendim nga Elie Wiesel, pasi besoj fort se shpërfillja është tragjedia e kohës sonë. Ne jetojmë duke e shpërfillur njëri- tjetrin. Të shpërfillësh dikë, është njësoj sikur ta fshish nga defteri i të gjallëve.

Shpërfillja e së drejtës, është autorja e të gjitha ngjarjeve të shëmtuara, që dëgjojmë. Ekziston një zinxhir ushqimor, sikundër ekziston edhe një zinxhir njerëzor. Ne të gjithë jemi hallkat e një zinxhiri të madh njerëzor. Çdo njeri përbën një hallkë të këtij zinxhiri, në të përditshmen e tij.

Nuk mund të ekzistojë, veçse një kufomë dhe një vrasës. Ekzistojnë shumë vrasës pasivë dhe një vrasës aktivë dhe një kufomë. Vrasësit pasivë, janë hallkat e zinxhirit njerëzor, që nuk funksionojnë siç duhet.

Një individ para se të tjetërsohet në kufomë nga një individ tjetër, ka trokitur diku. Ka trokitur në dyert e shoqërisë, ka trokitur në dyert e policisë, ka trokitur në dyert e gjykatës. Ka një bashkësi trokitjesh në historinë e çdo kufome. Këto trokitje, nuk janë vlerësuar siç duhet nga hallkat përkatëse të zinxhirit njerëzor, ose janë shpërfillur nga këto të fundit.

Në rast të kundërt, individi nuk do të shndërrohej në kufomë, pasi hallkat e zinxhirit, i zotërojnë të gjitha mjetet, për të parandaluar fatin e tij tragjik. Pas çdo kufome, ka një revoltë të shpërfillur kurdo dhe kudo!

Vrasësi aktiv, ai që shkel këmbëzën është vetëm një. Vrasësit pasivë, janë të gjitha hallkat e kalbura të zinxhirit, që i krijojnë mjedisin e përshtatshëm një individi të shndërrojë në kufomë një individ tjetër.

Post Scriptum: Dhe sikundër do të shprehej Dostojevski: “Ne i vrasim të gjithë në jetë, miku im: Dikë e vrasim me plumba, dikë me fjalë, një tjetër me vepra dhe dikë tjetër e vrasim duke mos bërë asgjë, me gjërat që duhet të kishim bërë!”.

Etiketa: Elie Wieselelona caslliështë tragjediaindividkufomëshpërfilljaShpërfillja është tragjedia jonë!vrasësvrasësit aktivëvrasësit pasivë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
PD i përgjigjet Ballës: Nëse do kishte drejtësi të pavarur do ishe në burg

PD i përgjigjet Ballës: Nëse do kishte drejtësi të pavarur do ishe në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com