Qeveria ka parashikuar shpërblimin e të gjithë pensionistëve me 3 mijë lekë të reja për festat e fundvitit. Ndryshe nga një vit më parë, Ministria e Financave ka filluar procedurat për dhënien e këtij shpërblimi, për të mos vonuar marrjen e lekëve nga ana e të moshuarve. Shpërblimi i pensionistëve do të jepet para datës 30 dhjetor.
Ministria e Financave ka miratuar fondin prej 1.8 miliardë lek për shpërblimin e pensionistëve dhe pritet që t’ja kalojë Institutit të Sigurimeve Shoqërore këtë fond. ISSH do të nxjerrë listën e përfituesve, prej më shumë se 650 mijë pensionistësh. Më pas do të jetë Posta Shqiptare, e cila do të bëjë shpërndarjen e lekëve tek pensionistët. Pritet që të miratohet një kalendar për shpërndarjen e lekëve, në mënyrë që të mos ketë radhë.
Ministria e Financave sqaron se shpërblimi do të jetë 3 mijë lekë për çdo pensionist. Edhe në rastin kur janë dy pensionistë në një familje, do të përfitojnë të dy shpërblimin. Në vitet e kaluara qeveria është treguar e rezervuar me pensionistët që vinin nga e njëjta familje, duke bërë pjesë të skemës përfituese, vetëm kryefamiljarët. Ministria e Financave bën me dije se pjesë e skemës së shpërblimeve do të jenë edhe familjet me ndihmë ekonomike.
Qeveria ka parashikuar shpërblimin e të gjithë pensionistëve me 3 mijë lekë të reja për festat e fundvitit. Ndryshe nga një vit më parë, Ministria e Financave ka filluar procedurat për dhënien e këtij shpërblimi, për të mos vonuar marrjen e lekëve nga ana e të moshuarve. Gazeta mëson se shpërblimi i pensionistëve do të jepet para datës 30 dhjetor.
Ministria e Financave ka miratuar fondin prej 1.8 miliardë lekë për shpërblimin e pensionistëve dhe pritet që t’ja kalojë Institutit të Sigurimeve Shoqërore këtë fond. ISSH do të nxjerrë listën e përfituesve, prej më shumë se 650 mijë pensionistësh. Më pas do të jetë Posta Shqiptare, e cila do të bëjë shpërndarjen e lekëve tek pensionistët. Pritet që të miratohet një kalendar për shpërndarjen e lekëve, në mënyrë që të mos ketë radhë.