Pas shumë vonesash, ditën e sotme është hedhur shorti i Kategorisë së Parë të futbollit shqiptarë.
Problemet financiare mbeten edhe vihen re më shumë në skuadrat e kategorive inferiore, ndërsa mospagimi i detyrimeve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit solli në fillim shtyrjen e fillimit të kësaj kategorie.
Në hedhjen e shortit, Mamurrasi u shndërrua në “viktimën e parë” duke u përjashtuar nga kjo kategori.
Veç mungesës së shlyerjes së detyrimeve financiare, skuadra e Mamurrasit ka pasur edhe mangësira në plotësimin e kushteve të licencimit nga FSHF-ja. Vendin e Mamurrasit e merr Partizani B, që do të jetë pjesë e Grupit A.