Shoqërohen tre punjonjës të Gjelbërimit në Pogradec/ Përplasje mes policisë dhe bashkisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shoqërohen tre punjonjës të Gjelbërimit në Pogradec/ Përplasje mes policisë dhe bashkisë

09:44 | 11/06/2016
në Uncategorized
0

Policia lokale ka shoqëruar mëngjesin e sotëm tre punonjës të Ndërmarrjes së Gjelbërimit në qytetin e Pogradecit gjë që ka sjell përplasje mes bashkisë dhe policisë. Burimet bëjnë me dije se shtetasit e shoqëruar janë Qani Nurka, Altin Rushiti dhe Kristo Pura. Ata janë akuzuar për prerjen e pemëve në bulevardin qendror të këtij qyteti. Menjëherë pas shoqërimit të tre punonjësve ka reaguar ashpër Bashkia e Pogradecit, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre. Sipas bashkiakëve, tre punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit ishin në krye të detyrës dhe po krasisnin pemët përgjatë bulevardit, me qëllim sistemimin dhe zbukurimin e tij në prag të çeljes së sezonit turistik. Nga ana tjetër, burime nga Policia e Pogradecit deklaruan se punonjësit e ndërmarrjes që varen nga bashkia nuk kishin marrë leje për prerjen e pemëve.

POLICIA

Burime konfidenciale të policisë së Pogradecit bëjnë me dije se: “Tre punonjës të Ndërmarrjes së Gjelbërimit në Pogradec janë kapur duke prerë pemët në bulevard. Punonjësit e Gjelbërimit u shoqëruan në komisariat dhe u morën në pyetje, pasi kanë prerë pemët pa kriter. Ata u lanë të lirë pasditen e djeshme. Institucioni i bashkisë duhej të kërkonte leje pranë policisë për sa i përket prerjes së pemëve, gjë e cila nuk ka ndodhur. Punonjësit, me urdhër të eprorëve të tyre kanë vijuar prerjen pa kriter të pemëve shumëvjeçare. Situata rëndohet edhe më tepër, pasi prerja e pemëve ka ndodhur në bulevardin e qytetit. Prerja e pemëve nga ana e bashkisë është bërë në kundërshtim të plotë me ligjin, për të shfrytëzuar lulishtet për dhënie me qira në hesap të xhepave të drejtuesve të këtij institucioni”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

BASHKIA

Në deklaratën e Bashkisë së Pogradecit thuhej se: “Shoqërimi i tre punonjësve të Gjelbërimit është i padrejtë, pasi ata janë shoqëruar në krye të detyrës. Bashkia e Pogradecit dënon ashpër ndalimin e 3 punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit nga Policia e Shtetit. Sot (dje), në përmbushje të detyrës së tyre, punonjësit Kristo Pura, Qani Nurka dhe Altin Rushiti janë shoqëruar pranë Komisariatit të Pogradecit. Vërejmë se punonjësit e bashkisë ishin në krye të detyrës duke krasitur pemët përgjatë bulevardit kryesor, i cili prej ditësh po sistemohet për të qenë gati në hapjen e sezonit turistik. Bashkia e Pogradecit u është drejtuar zyrtarisht Prefektit dhe Policisë për këtë tejkalim të kompetencave të Policisë së Shtetit dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm. U bëjmë me dije qytetarëve se Bashkia e Pogradecit është në gatishmëri të plotë për t’i dhënë qytetit të gjithë përgatitjen e duhur për të pasur një sezon turistik sa më të mbarë dhe se askush nuk do ta pengojë bashkinë në misionin e saj për t’u shërbyer qytetarëve”.

Etiketa: bashkia dhe policia e korcesbulevardiPogradectre punonjes

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Britani, arrestohen 8 shqiptarë për shpërndarje kokaine

Britani, arrestohen 8 shqiptarë për shpërndarje kokaine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025
Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025
Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

19:20 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –
  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com