Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion: Përse duhet të hetohen urgjentisht vëzhguesit e ONM-së?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion: Përse duhet të hetohen urgjentisht vëzhguesit e ONM-së?!

20:42 | 17/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion ka reaguar pas deklarimeve të “ashpra”, të vëzhguesit Theo Jacobs kundër SPAK dhe Gjykatës Antikorrupsion.
Përmes një postimi në facebook, Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion zbulon jo vetëm dritëhijet e vëzhguesve të ONM-së, por jep edhe argumentat se përse ka ardhur koha që këta anëtare duhet të merren në përgjegjësi penale urgjente nga SPAK.
Deklarata e plotë
Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, gjatë implementimit të reformës në drejtësi, ju dha një vend i veçantë si mbikëqyrëse e zbatimit me korrektësi të kësaj reforme nga organet e vettingut, përkatësisht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posacëm i Apelimit.
Por si ka vijuar përmbushja e misionit nga anëtarët e ONM-së, si vlerësohet sot performanca e tyre, a i kanë shërbyer ata reformimit real të sistemit të drejtësisë ?!
Sot, me kalimin e gati 3 viteve nga fillimi i procesit të ashtuquajtur “Vetting”, janë të shpeshta rastet kur anëtarët e ONM-së, jo vetëm që kanë tejkaluar tagrat dhe misionin e tyre, por qëndrojnë në kufijtë e kryerjes së veprave penale.
Ndërhyrja në shumë raste e tyre ka qenë antikushtetuese, antiligjore dhe anti morale, duke dhënë haptazi sugjestionime për shkarkime gjyqtarësh dhe prokurorësh të cilët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre individualisht nuk kanë krijuar asnjë pasuri, ndërsa në plot raste të tjera kanë sugjeruar me prepotencë, konfirmime për subjekte afër pushtetit.
Subjektivizmat e këtij misioni vëzhguesish janë nga më të llahtarshmet, kujtojmë përqafimet e zjarrta të ONM-së me gjyqtaren Petri, bashkëshorten e të sapoemëruarit të pushtetit në Gjykatën e Lartë Sokol Sadushi; Kujtojmë mbështetjet e paepura për prokurorët e Ish-Sigurimit të shtetit; Ndërsa nga ana tjetër është evident perzekucioni dhe anatemimi i skajshëm i bërë ndaj Prokurorëve Dollapaj dhe Trenova, të njohur botërisht si profesionistë dhe qytetarë të shkëlqyer.
Sjelljet e mësipërme, jo vetëm që nuk i kanë shërbyer kësaj reforme, por çdo ditë e më shumë vrasin shpresën e shqiptarëve se drejtësia e bërë nga ‘ndërkombëtarët’ do të funksionojë. Këta ndërkombëtarë dhe këta përfaqësues që shohim sot, nuk janë ata që ju duhen shqiptarëve dhe reformës në drejtësi.
Sipas burimeve dhe inforamcioneve të deritanishme janë me dhjetra raste kur ONM urdhëron trupat e vettingut për të kaluar të preferuarit e tyre dhe larguar të aftët e rrjedhimisht ‘kundërshtarë’ të tyre.
Është fatkeqësi kur konstaton se, shumica e ndërhyrjeve të paligjshme nga ONM është për të kaluar ‘kursantë plepash’, apo persona ish-sigurimsa të regjimit gjakatar komunist, ndërsa nga ana tjetër godasin pa mëshirë një shtresë të artë prokurorësh dhe gjyqtarësh magjistratë. Këto lëvizje nga këta vëzhgues na bën të dyshojmë dhe kanë krijuar një bindje se po luhet përsëri loja e Sigurimit të Diktaturës prandaj, hetimi nga SPAK për këtë misionarë duhet të jetë i mënjëhershëm për një duzinë veprash penale, si ndikimi i paligjshëm, shpërdorimi i detyrës, përvetësim kompetencash ligjore etj etj.
Këta vëzhgues, kanë abandonuar me kohë detyrën e tyre si vëzhgues dhe kanë marrë tagra e sjellje prej prokurorësh në raport me subjektet në rivlerësim. Kjo sjellje banditeske, duhet hetuar dhe zbardhur një sahat e më parë nga SPAk.
Sot, “ndërkombëtarët” anëtarë të ONM-së, paguhen nga taksat e shqiptarëve me nga 20 000 Euro në muaj. E lexuat mirë ?! Me nga 20 000 (njëzetë mijë), Euro në muaj, ose e thënë ndryshe me më tepër sesa 100 fishi i pagës minimale që merr sot një Shqiptar.
Por çfarë përfaqësojnë dhe si kanë kontribuar sot këta ‘ndërkombëtarë’ të ONM-së ?!
Jo më larg sesa dje, Theo Jacobs, një prej anëtarëve të ONM-së, ka deklaruar se “…nuk i pëlqejnë hetimet e kryera nga SPAK..” ndërsa në lidhje me hetimet e kryera ndaj anëtarit të KPA-së, Luan Daci i ka komentuar me fjalët se “Spak dhe Gjykata Antikorupsion, ka prokurorë dhe gjyqtarë që nuk duhet të ishin aty…” , ???!!!!
Po, po, vëzhguesi Theo Jacobs, nga njëra anë paragjykon hetimet si ‘shumë të shpejta’ të Spak ndaj zyrtarëve të ndryshëm dhe nga ana tjetër i duket i ashpër qëndrimi dhe vendimi i gjykatës për pezullimin e anëtarit Daci si i dyshuar për një vepër penale ?!
Çfarë pret më tepër Drejtuesi i SPAK dhe Prokuroët e këtij Institucioni për ta marrë menjëherë në procedim këtë ‘vëzhgues’, shumë ‘aktiv’, i cili në mënyrë direkt, po shantazhon dhe ndikon qartësisht në mënyrë të paligjshme mbi detyrën e pavarur të prokurorit dhe gjyqtarit Antikorrupsion?!
I kërkoj me URJENCË Prokurorisë së Posacme të marrë në hetim këtë vëzhgues dhe anëtarë të tjerë të këtij misioni. Ky vëzhgues, ka dalë haptazi jashtë misionit të tij, duke shantazhuar dhe duke i kërkuar Spakut që të pushojë hetimet ndaj një anëtari të KPA të dyshuar dhe provuar si falsifikator dhe konsumator veprash penale.
Me anë të këtij mekanizmi, OMN kërkon që jo vetëm të vendosë nën presion Spak për të pushuar hetimet ndaj Luan Dacit, por të fshehë njëkohësisht edhe shumë emërime Komisionerësh dhe gjyqtarësh të KPA-së të miratuar nga ONM-ja qartësisht në kundërshtim me ligjin.
Si ka mundësi që një rast falsifikimi aq flagrant sa ai i Luan Dacit, kërkohet të pushohet me dhunë nga OMN-ja ?!
Kjo ka si shpjegim vetëm faktin se, këta ‘vëzhgues’, që nuk kanë ushtruar për asnjë ditë funksionin e gjyqtarit apo prokurorit në vendet e tyre, e kanë tradhëtuar me kohë rolin si vëzhgues por kërkojnë që nën ombrellën e ‘ndërkombëtarit’, të krijojnë një sistem frike në drejtësi duke komanduar dhe diktuar gjyqtarët/prokurorët se kush duhet hetuar e kush jo? Se kush është i mirë dhe kush jo? Se kush është i tyre dhe kush kundër tyre?
Por jo!
Nuk është ky sistemi që shqiptarët kanë ëndëruar dhe kërkojnë sot? Disa sharlatanë që bëjnë jetë lluksi me paga katastrofike për realitetin tonë dhe me bodyguardë, përkthyese dhe dashnore, nuk përfaqësojnë Ndërkombëtarët që shiptarët përfytyrojnë dhe aq më pak shëmbullin që duhet ndjekur. Ndikimi dhe shantazhi për të pushuar çështjen e anëtarit të KPA-së Luan Daci përbën vetëm majën e ajsbergut të ndikimeve të paligjshme të bëra nga ONM-ja në Shqipëri.
I bëjmë thirrje Drejtuesit të SPAK që përveç qëndrimit të tij publik kundër deklaratave skandaloze të ‘Vëzhguesit’ Jacobs, të fillojë menjëherë procedimin penal dhe të hetojë jo vetëm këtë rast të pastër shantazhi, por të verifikojë ligjshmërinë e veprimtarisë që ka bërë dhe bën aktualisht ONM-ja në Shqipëri.
Theo Jacobs nuk është i vetmi i përfshirë në këto veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore, por gjithë ekipi i ONM-së në vendin tonë, i përfshirë nga lluksi dhe ofiqet e jashtëzakonshme që kanë përfituar në kurriz të popullit tonë, abuzojnë dita-ditës dhe shtrëmbërojnë reformën në drejtësi, të shumë premtuar për Shqiptarët.
Ky mision nuk është shquar edhe më herët për ndonjë histori suksesi edhe në eksperiencat më të hershme të tij. Kujtojmë kështu misionin e EULEX në Kosovë të pak viteve më parë, ku Theo Jacobs ishte në pozicionin e Kryeprokurorit të këtij misioni, ‘shpërtheu’ skandali i korrupsionit ndoshta më i madhi i pasluftës së dytë botërore në Europë.
Atë kohë kujtojmë se ish-gjyqtarja britanike Maria Bamieh, ka denoncuar publikisht se një gjykatës dhe Kryeprokurori i EULEX (atë periudhë Theo Jacobs), kanë përfituar shuma të mëdha parash në mënyrë të paligjshme me qëllim përjashtimin nga hetimi i zyrtarëve të lartë politikë në Kosovë.
Kujtojmë që ky mision i ka kushtuar në atë periudhë Europës dhe Kosovës rreth 1 miliardë dollarë, dhe u përkufizua nga e famshmja “The Guardian” si “Kriza më e keqe e politikës së jashtme e BE-së”, e përkthyer ndryshe si turpi më i madh i politikës së jashtme të Europës me krijimin dhe përzgjedhjen e anëtarëve të EULEX në Kosovë.
Prandaj e mbyll me një thirrje për SPAK : “Ju lutem hetoni dhe parandaloni korrupsionin dhe paligjshmërinë e anëtarëve të ONM-së sot, duke evituar të bëhemi gazi i botës dhe turpi i Europës nesër…
Etiketa: Gjykata AntikorrupsionShoqata e Avokatëve AntikorrupsionSPAK

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Mbyllet Konferenca e Donatorëve në Bruksel/ 1.15 miliardë euro për rindërtimin e Shqipërisë

Varhelyi vlerëson rikthimin te Këshilli Politik: Marrëveshja e 5 qershorit të votohet shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com