Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, ku një 47-vjeçar ka qëlluar me thikë nënë e tij dhe më pas ka tentuar t’i vërë flakën.
Dyshohet se 47-vjeçari është me probleme mendore ndërsa është arrestuar nga policia. Gruaja është dërguar me ambulancë në spitalin e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.