Një banesë në Memaliaj është përfshirë nga flakët dhe për fat të mirë vetëm një person ka mbetur i lënduar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të Memaliaj dhe mësohet se falë ndërhyrjes së autoriteteve është bërë e mundur edhe shpëtimi i katër pjesëtarëve të familjes, të cilët kishin pësuar djegie të lehta.
Zjarri ka rënë në banesën e Fatmir Shehut, dhe të katër pjesëtarët e familjes Shehu janë dërguar në spitalin e Tepelenës për të marrë kujdes shëndetësor. Sipas hetimeve paraprake zjarri në banesë dyshohet një qiri i ndezur në dhomën e gjumit.