Një zjarr ka rënë në fshatin Granze mbrëmjen e së hënës në banesën e Pëllumb Kiçit.
Mësohet se familjarët kanë lajmëruar zjarrfikësit e Krujës, por kur ata mbërritën në vendngjarje çdo gjë ishte shkrumbuar.
Sipas familjarëve, shkak janë bërë kabllot e tensionit, megjithatë pritet zbardhja e ngjarjes nga specialistet e hetimit.
Familja Kiçi tashmë ka mbetur pa çati mbi kokë dhe u bën apel institucioneve për ndihmë.