Shkon në 93 numri i të helmuarve nga uji i pijshëm në Bulqizë. Personat e helmuar janë të shtruar në spital me të vjella.
Shumica e pacientëve të sëmurë janë nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës.
Inspektoriati i Shëndetësisë ka marrë kampione nga uji i pijshëm, ndërsa pritet dalja e rezultatit të analizave, banorët vazhdojnë të mbeten në alarm.
Rritet numri i personave të helmuar në Bulqizë, shkak dyshohet uji i pijshëm