Shkollat që u hapën para Mësonjëtores së Korçës në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkollat që u hapën para Mësonjëtores së Korçës në Shqipëri

17:03 | 08/03/2019
në Kryesore
0

 Nga Mehmet Elezi

SHKOLLAT E PARA SHQIPE

–Fragment nga libri “Gjuha shqipe në bunker?!” (2005), botuar edhe si parathënie e Fjalorit të Gjuhës Shqipe–

Read more

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

Për traditën e shkrimit e të kulturës dëshmojnë edhe shkollat shqipe, që kanë gjalluar në këto treva të paktën qysh prej rreth katërqind vjetësh. Asnjë shqiptar që është Shqiptar dhe asnjë njeri i arsyeshëm nuk mund ta përligjë e ta shfajësojë tezën komuniste, sipas së cilës e para shkollë shqipe qenkej hapur vetëm në fund të qindvjetëshit të nëntëmbëdhjetë në Korçë. Kjo tezë, për shkak të dukurisë që Konica e quan “hipnotizimi nga përsëritja”, por edhe sepse rrënjë të diktaturës gjallojnë e pipojnë rishtaz, qarkullon edhe sot me një status zyrtar të paprekur. Kur mendon se jemi në mes të Europës, ku lulëzojnë universitete mijëvjeçare, përhapësimi i një mashtrimi të tillë ligësisht të shëmtuar për qytetërimin e vendit tënd është me të vërtetë diçka përbindshore. Eshtë një ndër shërbimet më të këqia që i bëhet lemit (kombit) shqiptar dhe padyshim një investim për qarqet parake etnonacionaliste ballkanike, për racizmin e tyre.

At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më tej në kohë, tre vjet para Fjalorit të F. Bardhit. “Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velje (lexo: Velë) të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. E. Zhak shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”.

Autori përmend edhe disa prej mësuesve që shërbyen në këto shkolla. Tërheqin vëmendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe një i tretë Dhërmiu (Dhimitër), që duket se është prej një krahine jugore të Atdheut. Prof. Jup Kastrati në Historia e Albanologjisë (Shtëpia e Librit & Fondacioni Soros, Tiranë 2000) përmend edhe shkollën e Janievës (Kosovë) 1671 dhe jep të dhëna të shumta mbështetur te autorët që kanë hulumtuar në Arkivin e Propagandës Fide në Romë, për hapjen e shkollave të tjera shqip gjatë qindvjetëshit të 17-të. Akademik Shaban Demiraj mendon se në Kosovë tradita e shkrimit shqip është “e vjetër”. Ndër të tjera e mbështet këtë mendim me gramatikën latinisht-shqip të Andrea Bogdanit, ungjit të Pjetër Bogdanit, dorëshkrimi i së cilës i humbi këtij të fundit gjatë njërit prej udhëtimeve të vështira. E mbështet edhe me pohimin që bën Pjetër Budi në parathënien e veprës së tij të parë lidhur me shkrimet e një farë Pali prej Hasi. N. Malcolm përmend edhe fjalorin e françeskanit Fra Leo da Çitadela, “me sa duket po ashtu i humbur”. Ky fjalor, sipas një kronisti të mëvonshëm françeskan, “ishte jashtëzakonisht i përhapur ndër banorët vendas”.

Duket se këto shkolla nuk kanë qenë pak. Më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “mësonjëtores së parë shqipe” të Korçës, në qytetet veriore deri në Durrës, nënvizon historiani amerikan Zhak, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”.

 

Të Lidhura

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

nga 27
23:14 | 25/05/2026
0

Ish-zv/komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari, deklaroi se procesi për dërgimin në Gjykatën Ndërkombëtare e Drejtësisë të çështjes së detit...

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

nga 27
22:24 | 25/05/2026
0

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe biznesmenë, në...

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

nga 27
21:30 | 25/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=PXJUQ18e35o Kokoneshët dhe Gorreat janë dy familjet që ia kanë marrë frymën Divjakës. Ata përfaqësojnë modelin ekonomiko politik të “Rilindjes”...

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

nga 27
20:46 | 25/05/2026
0

Jep dorëheqjen drejtori i AMP për Tiranën, Franci Ndoja, emërohet këshilltar i kreut të institucionit Franci Ndoja ka dhënë dorëheqjen...

Para
Durrës/ Bie në të kontakt me energjinë, vdes 10-vjeçarja

Durrës/ Bie në të kontakt me energjinë, vdes 10-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

23:14 | 25/05/2026
Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

22:24 | 25/05/2026
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

21:30 | 25/05/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

20:46 | 25/05/2026
Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

20:18 | 25/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –
  • Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –
  • Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –
  • Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja ai kalon topin Gjykatës së Lartë për rishqyrtimin e arrestit me burg –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com