Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë mbrëmjen e sotme qytetin verior të Shkodrës
Rikthimi i reshjeve mund të përkeqësojë situatën ndërsa në qytetin e Shkodrës banorët e marin për atraksion.
Disa zgjedhin ta shijojnë atë nga dritaret ndërsa të tjerë dalin në sheshe për të luajtuar.
Në të gjithë vendin vijojnë kushtet e rënduara të motit me temperatura poshtë zeros, të cilat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, furnizimin me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike.