Një vrasje me armë zjarri është shënuar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Raportohet se viktimë e këtij atentati ka mbetur Nazmi Bandulla. Ky person është një emër i njohur për blutë e Shkodrës pasi ka disa rekorde kriminale.
Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë.