Shkodra jashtë “Rilindjes urbane”, merr më pak fonde se Maliqi dhe Roskoveci – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkodra jashtë “Rilindjes urbane”, merr më pak fonde se Maliqi dhe Roskoveci

10:32 | 20/08/2016
në Uncategorized
0

Fondet e përfituara nga bashkia më e madhe e Veriut prej Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2016 tregojnë se tradita e vjetër e ndarjes së parave sipas përkatësisë partiake shoqëron projektet e reja të qeverisë “Rama”

Nga Anila Dushi

Prej 2014-s, kur prezantoi Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, kryeministri Edi Rama publikon vazhdimisht foto të qendrave të rikonstruktuara, shkollave të meremetuara apo segmenteve rrugore të asfaltuara në qytete të ndryshme të vendit. Me ndonjë përjashtim të rrallë, Shkodra i mungon katalogut të “Rilindjes urbane” të kryeministrit.

Bashkia më e madhe e Veriut të Shqipërisë, e drejtuar nga demokratja Voltana Ademi gjendet thuajse në fund të listës së financimeve që burojnë nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, i cili vlerëson projektet urbane dhe vendos nëse do t’i përzgjedhë ose skualifikojë ato.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në një raport të saj që BIRN e disponon, Bashkia e Shkodrës ankohet se gjatë vitit 2016 ka përfituar nga shumë herë më pak para se bashkitë e kategorisë së parë, të drejtuara nga kryebashkiakë të majtë. Sipas raportit, fondet e alokuara nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve për Shkodrën kanë qenë thuajse të barabarta me ato që kanë përfituar bashkitë Maliq, Ura Vajgurore, Finiq apo Belsh.

Gjithashtu, Shkodra qëndron pas bashkive Patos, Roskovec apo Vorë, sa i përket fondeve të përfituara nga KZHR.

Kryebashkiakja Voltana Ademi i tha BIRN se bashkia që ajo drejton është lënë krejtësisht jashtë skemave, duke mos përfituar asnjë financim, ndryshe nga bashkitë e tjera që janë ndihmuar në fusha si arsimi, shëndetësia, infrastruktura apo në fondin e “Shqipërisë Digjitale”. Për të gjitha këto fusha, Ademi thotë se ka paraqitur projekte, të cilat janë injoruar më pas.

“Shifrat janë kokëforta, bëhet fjalë për një qasje të pastër politike”, thotë Ademi.

“Fatkeqësisht ne nuk kemi qenë të barazvlefshëm njësoj në vlerësimin nga qeveria”, shtoi ajo.

Shqiperia dixhitale

Grafik i fondeve të shpërndara në kuadër të programit “Shqipëria Dixhitale”. Burimi: Bashkia Shkodër

Ndarja e parave sipas përkatësisë partiake të kryebashkiakëve është një traditë e vjetër e qeverisjes në Shqipëri. BIRN zbuloi nga një investigim i nëntorit të kaluar se në 2014, nga të 72 projektet e financuara, 63 i fituan bashkitë e majta dhe vetëm 4 u fituan nga bashkitë e djathta. Ndërkohë që në 2015 nga 27 projekte, vetëm 3 u fituan nga bashkitë e djathta, ndërsa 24 nga e majta.

Shkodra, e cila qe deri në 2005 jashtë vëmendjes së qeverisë, e parë si bastion i së djathtës, pati një periudhë investimesh në dy mandatet e qeverisjes së Sali Berishës dhe duket se është kthyer sërish në fund të listës preferenciale, krahasuar me 11 qendrat e tjera të qarqeve.

Nga të dhënat që kjo bashki i ka vënë në dispozicion BIRN, ajo rezulton se ka marrë vetëm 102.7 milionë lekë prej gati 14 miliardëve që janë shpërndarë për 2016 nga KZHR deri në fillim të gushtit të këtij viti.

Grafik i fondeve të shpërndara për projekte infrastrukturore në 2016. Burimi: Bashkia Shkodër

Grafik i fondeve të shpërndara për projekte infrastrukturore në 2016. Burimi: Bashkia Shkodër

Të dhënat e siguruara tregojnë se Shkodra ka marrë 20 herë më pak fonde se Tirana, 9 herë më pak se Korça dhe Durrësi, 7 herë më pak se Elbasani dhe 5 herë më pak fonde se Saranda dhe Divjaka.

Përveç treguesve në shifra, bashkia e Shkodrës ankohet gjithashtu për mungesën e tranparencës. Sipas saj, KZHR vijon të mbajë të fshehtë kriteret me të cilat zgjidhen apo refuzohen projektet e propozuara prej pushtetit vendor.

Transparenca e përzgjedhjes së projekteve fituese mungon dhe qeveritë, sicc i rezultoi BIRN në 2015, nuk informojnë arsyet e refuzimit.

Ademi dhe drejtues të bashkisë së Shkodrës kanë qenë gjithashtu të ashpër edhe me deputetët e zonës. Drejtuesit e Bashkisë më të madhe në Veri pretendojnë se edhe pse u është kërkuar mbështetje, përfaqësuesit politikë të majtë apo të djathtë nuk kanë bërë asgjë deri më tani.

“Kemi marrë pjesë në çdo tryezë, dhe kemi ngulmuar me argumente dhe në mënyrë serioze e korrekte nevojat për investime, pa dashur që për hir të politikës të marrim ndonjë dënim. Është larg mendsh që në vitin 2016 të ndodhë diçka e tillë,” thotë e revoltuar Ademi.

Lidhur me ankesat e kryebashkiakes së Shkodrës, BIRN iu drejtua me disa pyetje zyrës së shtypit të kryeministrit, por nuk mori asnjë përgjigje.

Bashkia e Shkodrës nuk është e vetmja që ka denoncuar ndarjen e fondeve për zhvillimin e rajoneve sipas përkatësisë partiake. Bashki të tjera të drejtuara nga të djathtët si ajo e Lezhës, Pogradecit apo Kukësit kanë dalë edhe më të humbur nga ndarja e tortës për të ashtuquajturën “Rilindja urbane”.

Me probleme të ngjashme po përballet edhe bashkia e Vau Dejës, po ashtu e fituar nga koalicioni i djathtë. Kryetari i kësaj bashkie, Zef Hila i tha BIRN se kjo bashki në tre vitet e fundit nuk ka përfituar asnjë projekt apo grand për fermerët.

“Problematikat janë të mëdha.Ne nuk jemi përfshirë në asnjë projekt fitues, as nga Ministria e Bujqësisë dhe as nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve,”tha Hila. Reporter.al

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Meta: Konsensusi, vendimtar për suksesin e reformës në drejtësi

Shtatë ligjet e reformës në drejtësi/ Meta thërret konferencën e kryetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com