Në ditën ndërkombëtare të parqeve, studentët dhe pedagogët e degës biologji-kimi në universitetin “Luigj Gurakuqi”, zhvilluan një aktiviteti sensibilizues që në fokus kishte mbrojtjen e natyrës.
Qyteti i tyre në gjirin e vet ka përveç hapësirave të gjelbërta, edhe një prej parqeve më të rëndësishme kombetare, atë të Thethit, prandaj sipas tyre kujdesi që secili duhet të tregojmë, duhet të jetë i madh.
Aktiviteti u shoqërua me shpërndarjen e fletpalosjeve dhe broshurave informative të zonave të mbrojtura.