Policia shqiptare në bashkëpunim me atë malazeze kanë arrestuar 3 persona dhe kanë sekuestruar 52 kilogramë kanabis sativa, në pikën kufitare të Shkodrës.
Policia njofton se lënda narkotike po transportohej për në vendin fqinj.
Materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për kryerjen e veprës penale të “trafikut ndërkombëtar të drogës”.