Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një 60-vjeçar është hedhur nga kati i katër i një pallati, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet se 60 vjeçari i ka dhënë fund jetës për shkaqe depresive.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhabie” të Shkodrës, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Brahim Kurti.
Policia e Shkodrës ka nisur hetimet.