Një ish-punonjësi të policisë së Shkodrës i është hedhur një granatë në oborr në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.
Ngjarja ka ndodhur në orën 3 pas mesnate, në banesën e shtetasit 63-vjeçar Shyqyri Çela, në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës.
Policia shkoi në vendngjarje për të bërë verifikimet dhe hetimet e nevojshme. Sipas bluve, nga ngjarja nuk ka pasur njerëz të lënduar, vetëm dëme rastësore.
Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, për të cilën është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv.