Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 61 vjeçar pasi i është gjetur dhe sekuestruar një armë pa leje.
Në pranga ka rënë shtetasi Gjergj Fusha, 61 vjeç, banues në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Shkodër. Policia i gjeti në banesë një armë zjarri tip “Zastava” pistoletë me 8 fishekë.