39-vjeçarja që u gjet e dje e vdekur në tualetin e mobilerisë, është vrarë nga bashkëshorti i saj. Ekspertiza mjeksore ka dalë në përfundimin se ajo është mbytyr me duar nga bashkëshorti i saj Sadetin Sula 47 vjeç, i cili është arrestuar nga policia.
Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune, në buze, sy dhe në pjesën e qafes kur është shtërnguar me duar nga bashkëshorti, deri në momentin që ajo ka dhënë shpirt.
Dyshime e policisë janë mbështetur edhe tek deklarata kontradiktore e bashkëshortit të viktimës kur është marrë në pyetje në komisariatin e policisë.
Ngjarja e rëndë që i mori jetën 39 vjeçares ndodhi rreth ores 12:45 të ditës së hëne në Melgushë pranë aksit Shkoder- Lezhë, aty ku ndodhet edhe mobileria që ishte në pronësi të çiftit Sula.