Një konflikt mes fqinjëve për tokën ka përfunduar me një të plagosur, ndërsa është arrestuar autori. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukël.
Mësohet se pas një debati mëngjesin e sotëm, shtetasi Vasel Vuçinaj ka qëlluar 12 herë me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së Mark Çelës, i cili ka mbetur i plagosur në shpatull. Raportohet se 51-vjeçari është dërguar në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga këqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja. Policia po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.