Shko te gjyshi e gjyshja një fundjavë…në “club-in” përbri sobës së druve, mishit të thatë e rakisë së bame vetë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shko te gjyshi e gjyshja një fundjavë…në “club-in” përbri sobës së druve, mishit të thatë e rakisë së bame vetë

14:52 | 15/02/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Elsa Vorfi

A mos asht ma mirë me e kalu ndonjë fundjavë në “club-in” e gjyshit, përbri sobës së druve, mishit të thatë e rakisë së bame vetë?

Club-et e natës me muzikë të naltë, me njerëz që i njeh e më shumë nuk i njeh, me cigare e alkool, janë kryefjala e fundjavave për shumicën prej të rinjve e jo vetëm, në Shqipninë tonë të vogël halleshumë. Kjo jo se ka ndonjë gja të keqe, por njeriu provon dhe gjana ndryshe fundjavave, e ndryshe nuk do me thanë me kalu nga një club në një tjetër, por në një moment të kthehesh nga vetja, me veten, për veten, për me pa se sa afër mundet me qenë krejt ajo çka mundet me të mbushë me energji pozitive, me të ba me vlerësu gjanat që kanë rendësi.

Read more

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Se ja për shembull, mundesh me shku tek ai gjyshi a gjyshja në fshat, që ka kohë pa ta nigju zanin, ose edhe kur ta ka nigju përmes telefonit, ti ke qenë gjithmonë t’u nxitu me maru atë telefonatën se “kolegët” e qejfit janë tu t’prit me ba prenotimin e radhës në club-et e natës.

Mundesh me shku tek ky gjyshi a gjyshja e i sigurt të jesh që, qysh prej momentit që ka marrë vesh se je tu ardh, veni-ven nuk i ka zan, e ka ba rrugën shpi-oborr, oborr-shpi shumë e shumë herë, pa e ndje se po i lodhen kockat që reumatizma po ia ha përditë.  Jo, jo atë ditë që ti do shkosh, gjyshi asht mirë, malli e ban me harru dhimbjen që ja kanë falë vitet, asht “mirë”, pavarësisht se një natë ma përpara noshta e ka pa veten t’u dasht me lan amanetet.

Mramjet e dimnit janë ma të bukurat me gjyshin a gjyshen, a në rastin ma të mirë, me të dy bashkë, ke me e adhuru zhurmën e drunjve që digjen kadalë në zjarrin bubulak, ashtu si digjet malli i tyne për ty. Kanë me të shtrëngu fort kur t’i takosh, e aty ke me kuptu se ai përqafim paska qenë ilaçi me të ba me harru ato gjanat jo të mira që java të ka dhuru.

Ke me u fut mrena, kanë me të than se shumë je dobsu, e kanë me ta mush sofrën me gjana të vogla, të bame për ty me dashni të madhe. Noshta nuk ke me pas oreks me hangër, po duhet, nuk i shpëton dot, e ky asht imponimi ma i bukur që mundet me ekzistu, pranoje.

Mishin e thatë e kanë rujt për ty. Ti velesh me një copë të vogël ndoshta, por jo, “bahu rob” një herë të vetme e kupto se dëshirat e gjyshërve duhen plotësu, janë të pastra ashtu si të fmive. Ke me nis me ba muhabet me to, nuk kanë me t’i heq sytë, veshët e shpirtin, sa shumë dun me të nigju. Por ama mos harro t’i nigjosh as ti, jo vetëm që munesh me msu shumë prej tyne…Eh, sa vonë ke me e kuptu sa ke msu prej tyne, por edhe sepse ata kanë nevojë me u nigju. Noshta ke me nigju historinë që gjyshi a gjyshja ta ka tregu edhe të tjera herë, se ata jetojmë me të shkumen, po ti ke me u knaq kur të vijë dita e të thush “Këtë gja e di mirë, se ma ka tregu të vërtetën gjyshi”.

Teksa jeni tu fol me njani-tjetrin, televizori asht në sfond. Lajme shohin të mirët tan ditën, shohin se i kanë fmitë nepër punë e nëpër botë, e ju duhet me u informu, internetin nuk dinë me e përdor si ti, rrjetet sociale nuk iu vijnë dot në ndihmë, sic të vijnë ty që mëson pa e kuptu edhe se si e ka ngjyrën e çorapeve ai tipi në cepin tjetër të botës, paçka se kjo nuk ka me të shërby asnigja.

Noshta kanë me të bezdisë lajmet tanë kohën, ke me ndrru stacion, ka me dalë një stacion me muzikë noshta. Muzika asht “moderrne”, ty ajo të pelqen me e nigju, po bane provë njëherë e nigjo tingujt e çiftelisë, noshta ka me të rrehë zemra fort, e pa e kuptu ke me ndje gjana që kanë me te mbush zemren plot e ke me kuptu vetveten. Aty po, nigjoje me za të naltë, ke marr Tiranën kryq e tërthorë me makinë tu nigju me volum të naltë kangët e “xhhijkreksxxcjëjsjd”, këngëtarit të momentit, ketu të paktën je në shpi, nuk të shan shoqnia “katunar” se po nigjon kangë me çifteli. Ata nuk do e marrin vesh kurrë ketë gja se gjyshërit nuk do kenë mundësi me ta nxjerr në shesh të tillë mëkat, ata dinë mirë me rujt sekrete.

Ktheje mrapa një gotë raki, funja ti e man pijen, je i fortë, sa e sa herë e ke tregu veten mëpër club-e nate, tu pi pafun pije që me zor ia u shqipton emrin, ktheje një gotë raki me gjyshin, shihe ne sy, drejt e në sy, qeshi, duaje, ndonëse ai se ka menjen se po të shërben, ti prap shihe, fiksoja imazhin, shihja teshat që ka vesh, shihe e kuptoje se se pa e kuptu sot je i lumtun, kupto se nuk të mungoi club-i i qytetit, edhe ky i fshatit nuk është keq.

Në fund ke me u largu, “tortura” te ky club-i i fshatit maron, ashtu si dhe ai “argëtimi” te club-i i qytetit, në sytë e tyne ke me pa dëshpërim, por edhe gëzim të madh që të panë, kanë me të shtëngu prap fort, se ato kanë vite e vite mi supe tash, e nuk e dinë nëse Zoti ua japë ma mundësinë me të pa. Kanë me të shtrëngu fort e 1000 urime kanë me t’i ba, aq sa kanë me të ba me menu se sikur asnigja mos të jetë në krahun tan në ketë botë, veç ky urim ka me të njek tan jetën e ka me të ba me “krahë”.

Kur të largohesh, ktheje pak kokën mas, shifi dhe iherë, janë prap aty, tu t’njek me sy, derisa largësia të jetë aq e madhe sa t’iu humësh syve të tyne të përlotun. E nëse e ban këtë gja, nesër a masnesër kur gjyshi a gjyshja të mos jetë ma, kur të prujsh nërmen imazhin e tyne, do jesh i lumtur se ti e kalove një fundjavë me ta, e aty noshta do kesh të drejtë me fol për ta.

Etiketa: Elsa VorfiGjyshigjyshja

Të Lidhura

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

nga 27
16:16 | 25/12/2025
0

Policia e Patosit ka arrestuar ditën e sotme një shtetas 51 vjeç, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike...

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

nga 27
15:58 | 25/12/2025
0

Dy termocentrale të vjetra prej disa dekadash, Kosova A dhe Kosova B, e mbajnë mbi supe barrën e furnizimit me energji...

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

nga 27
15:46 | 25/12/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

nga 27
15:30 | 25/12/2025
0

Real Madrid ka transformuar stadiumin “Santiago Bernabeu” në një park argëtues për festat e fundvitit. Pas përfundimit të rikonstruksionit të...

Para
Tërë jetën u mundova me ba Shqipni, por zor qenka, bre…

Tërë jetën u mundova me ba Shqipni, por zor qenka, bre…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

16:16 | 25/12/2025
Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com